Presidenti i Polonisë Bronislaw Komorowski mbërriti në vendin e katastrofës të së shtunës, ku u përplasën dy trena. Në të gjetën vdekjen 15 persona dhe 58 të tjerë u plagosën, njofton televizioni polak.

Më parë në vendin e një prej tragjedive më të mëdha hekurudhore mbërriti Kryeministri Donald Tusk si dhe ministrat e punëve të brendshme, shëndetësisë dhe transportit të vendit.

0Dy trena pasagjerësh, të cilët po lëviznin sipas itinerarëve Varshavë-Krakov dhe Przemysl-Varshavë, u përplasën të shtunën rreth 21:00 sipas orës lokale 200 në jug të Varshavës. Gjithsej në dy trenat po udhëtonin rreth 350 pasagjerë.