Të dhënat mbi ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen e zgjedhësve nga 00:00 sipas orës së Moskës në regjim kohe reale (on line) mund t’i ndiqni në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”.

http://albanian.ruvr.ru/elections2012_map/

Kreu i Republikës së Çeçenisë njoftoi se në të gjitha lokalitetet e republikës rrugët janë të mbushura plot e përplot me njerëz, të cilët shkojnë në qendrat e votimit ose që kthehen pasi kanë votuar. “Kjo është një festë e vërtetë”, - tha Ramzan Kadirov.

“Është vështirë të përshkruhet me fjalë të tjera ajo që po ndodh sot në republikë. Njerëzit shkojnë në votime me familje të tëra, madje marrin me vete edhe fëmijët. Populli i lidh rezultatet e zgjedhjeve presidenciale me të ardhmen e vet dhe të ardhmen e vendit. Ne i gëzohemi pa masë një pjekurie të tillë politike, këtij angazhimi qytetar”, - vuri në dukje Ramzan Kadirov. Tashmë më 15:00, sipas orës së Moskës, pjesëmarrja në votim në Çeçeni ishte mbi 76%.

Rezultatet preliminare të votimit në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në regjim on line do të fillojnë që nga 21:00 sipas orës së Moskës.