Të dhënat mbi ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen e zgjedhësve nga 00:00 sipas orës së Moskës në regjim kohe reale (on line) mund t’i ndiqni në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”

Policia i detyroi të gjithë njerëzit të braktisin shtabin alternativ të numërimit të votave në qendër të Moskës, njoftoi deputeti i Dumës Shtetërore nga Partia “Rusia e Drejtë” Ilia Ponomarenko. Policët e motivuan kërkesën e tyre me pretendimin se në Klubin “Skuot”, ku ndodhet shtabi, dyshohet se është vendosur një bombë.

Qendra e numërimit të votave, pavarur nga KQZ-ja, u krijua nga Lidhja e Votuesve në bashkëpunim me Partinë “Rusia e Drejtë” dhe komunistët rusë. Fillimisht atë donin ta vendosnin në kafenanë pranë godinës së KQZ-së, por prej andej ata i dëbuan më parë.

Lidhja e Votuesve ka dokumentuar sot mbi 3000 shkelje në zgjedhjet presidenciale, njoftuan përfaqësuesit e saj në konferencën për shtyp të organizatës.

Rezultatet preliminare të votimit në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në regjim on line do të fillojnë që nga 21:00 sipas orës së Moskës.