Të dhënat mbi ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen e zgjedhësve nga 00:00 sipas orës së Moskës në regjim kohe reale (on line) mund t’i ndiqni në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”

Në Moskë u gjobit një nga vëzhguesit, i cili erdhi me armë në qendrën e votimit.

“Në hyrje të qendrës së votimit u ndalua vëzhguesi i një prej kandidatëve për deputet të kuvendit komunal të rajonit Zapadnoe Degunino të Moskës. Atij iu gjet një armë traumatike me 12 plumba”, - tha zëdhënësi i policisë.

Ndaj vëzhguesit në fjalë u përpilua protokolli për kundravajtje administrative dhe u morr vendimi për vënien e tij para përgjegjësisë në formën e pagimit të një gjobe prej 1000 rubla (rreth 32 $).

Rezultatet preliminare të votimit në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në regjim on line do të fillojnë që nga 21:00 sipas orës së Moskës.