Të dhënat mbi ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen e zgjedhësve nga 00:00 sipas orës së Moskës në regjim kohe reale (on line) mund t’i ndiqni në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”.

Mbi 80% e votuesve në zgjedhjet presidenciale në Rusi votojnë në zonat ku janë të pranishëm vëzhguesit e huaj.

Gjithsej janë akredituar 685 vëzhgues ndërkombëtarë nga 56 vende. Në KQZ-në e Rusisë njoftuan se, për shembull, nga Franca dhe Gjermania kanë ardhur 21 vëzhgues, nga Britania e Madhe - 18, nga Finlanda - 8.

“Ne në shumë aspekte, që ekzistojnë në praktikën ndërkombëtare, u bindëm edhe një herë se këto zgjedhje janë të drejta dhe të hapura”, - tha vëzhguesi ndërkombëtar nga Serbia Josip Broz.

“Ne vërejmë se pjesëmarrja në votim është shumë e lartë, kurrfarë shkeljesh nuk kemi evidentuar deri tani”, - vuri në dukje deputeti i Parlamentit Evropian, vëzhguesi nga Hungaria Bela Kovaç.

Nga ana e vet, Kreu i Partisë Progesive Serbe Tomislav Nikoliq gjithashtu u shpreh se pajtohet plotësisht me vlerësimin e kolegëve të tij. “Sot ne kemi parë ndryshimet e mëdha që janë bërë në Rusi drejt demokracisë”, - tha ai.

Rezultatet preliminare të votimit në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në regjim on line do të fillojnë që nga 21:00 sipas orës së Moskës.