Të dhënat mbi ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen e zgjedhësve nga 00:00 sipas orës së Moskës në regjim kohe reale (on line) mund t’i ndiqni në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”

Në qendër të Moskës po përgatiten për mitingje. Në rajonin e Sheshit Pushkin, në Sheshin Manege, Sheshin Llubianka dhe në Sheshin e Revolucionit janë vënë në dezhurn njësitë e përforcuara të policisë. Po atje ndodhen edhe autobusët me ushtarët e repartit special OMON dhe ushtarakët e trupave të brendshme.

Masa të tilla të sigurisë janë të lidhura me synimin e disa organizatave të rinisë për të zhvilluar sonte në mbrëmje aktivitete në mbështetje të një prej kandidatëve presidencialë. Mitingjet do të fillojnë më 21:00 sipas GMT. Gjithsej në to mund të marrin pjesë rreth 5 mijë veta.

Rezultatet preliminare të votimit në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në regjim on line do të fillojnë që nga 21:00 sipas orës së Moskës.