Të dhënat mbi ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen e zgjedhësve nga 00:00 sipas orës së Moskës në regjim kohe reale (on line) mund t’i ndiqni në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”

Vëzhguesit ndërkombëtarë vënë në dukje hapjen dhe transparencën e votimit në zgjedhjet presidenciale në Rusi.

“Unë kam vizituar dy qendra votimi dhe ajo që pashë më impresionoi dhe më gëzoi pa masë. Vetë procesi i votimit është mjaft i hapur dhe transparent. Vemendjen tonë e tërhoqën video kamerat e vendosuara atje. Ne komunikuam gjithashtu me vëzhguesit. Zgjedhësit që erdhën në qendrat e votimit ishin tepër të kënaqur me organizimin procesit zgjedhor”, - tha deputetja e Parlamentit Evropian nga Italia Elisabetta Gardini.

Rezultatet preliminare të votimit në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në regjim on line do të fillojnë që nga 21:00 sipas orës së Moskës.