Të dhënat mbi ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen e zgjedhësve nga 00:00 sipas orës së Moskës në regjim kohe reale (on line) mund t’i ndiqni në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”

Kandidati për president, Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin dhe bashkëshortja e tij Ludmilla votuan në zgjedhjet presidenciale në qendrën e votimit № 2079 në godinën e Akademisë së Shkencave të Rusisë në Moskë.

Sipas fjalëve të Sekretarit për shtyp të Kryeministrit Dimitri Peskov, në mbrëmjen e së dielës Kryeministri, ndoshta, do të vijë në selinë shtabit të tij elektoral, i cili ndodhet në godinën e Bashkisë së Moskës, në Rrugën “Novi Arbat”.

Rezultatet preliminare të votimit në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në regjim on line do të fillojnë që nga 21:00 sipas orës së Moskës.