Të dhënat mbi ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen e zgjedhësve nga 00:00 sipas orës së Moskës në regjim kohe reale (on line) mund t’i ndiqni në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”

Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dhe bashkëshortja e tij Svetllana votuan në zgjedhjet presidenciale në qendrën e votimit № 2634 në godinën e shkollës shkollës № 1118 të Moskës.

Presidenti me bashkëshorten mbërritën në qendrën e votimit rreth orës 11.00. Gjatë kohës së votimit të Presidentit nuk u bllokua qasja për votuesit në këtë qendër votimi.

Rezultatet preliminare të votimit në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në regjim on line do të fillojnë që nga 21:00 sipas orës së Moskës.