Të dhënat mbi ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen e zgjedhësve nga 00:00 sipas orës së Moskës në regjim kohe reale (on line) mund t’i ndiqni në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”.

I pari nga 5 kandidatët për president të Rusisë sot votoi në zgjedhjet Mikhail Prokhorov. Pasi përshkoi me aeroplan për gjithë natën 4 mijë kilometra nga Moska deri në Krasnojarsk, ai hodhi votën e tij në kutinë e votimit atje.

Pak minuta më vonë Mikhail Prokhorov u nis sërish për në aeroport me qëllim që të kthehet sot në Moskë. Prokhorov sqaroi se një udhëtim kaq urgjent diktohet nga grafiku tejet i ngjeshur i tij i punës në Moskë.

Mihkail Prokhorov është regjistruar zyrtarisht në fshatin Eruda të rajonit Severo-Enisei, i cili ndodhet rreth 500 kilometra nga Krasnojarsku. Pikërisht atje ndodhet një nga aktivet kryesore prodhuese të tij - miniera e nxjerrjes së arit e kompanisë “Poli i arit” («Полюс золото»).

I dyti votoi kandidati presidencial, lideri i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë Vladimir Zhirinovski në rajonin e Moskës Oçakovo-Matveevskoe, në një qendër votimi në shkollën № 1438. Zhirinovski votoi në rajonin e regjistrimit, pasaportizimit të vet. "Unë dua që nesër të gjithë njerëzit të jenë me humor të mirë," – u tha gazetarëve pasi votoi Vladimir Zhirinovski.

Rezultatet preliminare të votimit në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në regjim on line do të fillojnë që nga 21:00 sipas orës së Moskës.