Të dhënat mbi ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen e zgjedhësve nga 00:00 sipas orës së Moskës në regjim kohe reale (on line) mund t’i ndiqni në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”.

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet presidenciale në Rusi më 13:00 sipas GTM ka qenë 30.1%, njoftuan në Qendrën e Informacionit të KQZ-së të Federatës Ruse.

Pjesëmarrja e votuesve më 10:00, sipas orës së Moskës, në bazë të të dhënave të saktësuara, ishte 15.3%.

Rezultatet preliminare të votimit në site e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në regjim on line do të fillojnë që nga 21:00 sipas orës së Moskës.