Më 21:00 sipas orës së Moskës u mbyllën qendrat e votimet në zonën më perëndimore të Rusisë - në rajonin e Kaliningradit. Mbi bazë të të dhënave të exit-poll-ve (sondazheve në dalje të vendvotimeve) të zhvilluara, kryeson Vladimir Putin. Për të votuan 58.3% e zgjedhësve. Rezultatet e kandidatëve të tjerë: Gennadi Zyuganov (Partia Komuniste e Federatës Ruse) 17,7% të votave; Vladimir Zhirinovski (Partia Liberal Demokratike e Rusisë) 8,5% të votave; Sergei Mironov (Partia “Rusia e Drejtë”) 4,8% të votave. Për kandidatin e vetë-promovuar Mikhaill Prokhorov e dhanë votën e vet 9,2% e zgjedhësve. Sondazhet u zhvilluan në 1000 qendra votimi në 63 rajone të Rusisë. Refuzuan t’i përgjigjen pyetjeve të sociologëve 31,7% persona.

Qytetarët rusë, të cilët gëzojnë të drejtën e votës, zgjodhën kryetarin e shtetit ndër 5 kandidatët presidencialë. Gjithsej, sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtën e tyre për të votuar në ditën e zgjedhjeve presidenciale mundën ta përdorin mbi 109 milionë qytetarë të vendit.

Në total, në Rusi dhe përtej kufijve të vendit u pajisën 96.000 vendvotime. Në disa prej tyre u instaluan sisteme elektronike për përpunimin dhe numërimin e fletëvotimeve. Për komunikim të shpejtë me qytetarët janë hapur linja të nxehta (hotlines), ku gjithkush që dëshiron mund të njoftojë mbi parregullsi e shkelje të ndryshme gjatë votimit. Kjo është bërë me qëllim të minimizimit të mundësive të manipulimeve e falsifikimeve. Fushata aktuale ka një sërë dallimesh nga zgjedhjet viteve të mëparshme. Kështu, me udhëzim të Kryetarit të qeverisë të Federatës Ruse pothuajse të gjitha qendrat e votimit në vend (më shumë se 91.000) janë pajisur me video kamera (nga 2 në çdo vendvotim). Videomonitorimi kryhet gjatë votimit dhe numërimit të votave të zgjedhësve.

Një tjetër risi është ajo, se për herë të parë Presidenti i Federatës Ruse do të zgjidhet për 6 vjet (dhe jo për 4 vjet, si më parë).

Zgjedhjet në Rusi zgjojnë, si gjithmonë, një interes jashtëzakonisht të madh në botë. Monitorimi i procesit zgjedhor u krye nga pothuajse 700 vëzhgues të huaj nga Bashkësia e Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS), OSBE-ja, PACE-ja, Këshilli i Evropës, Organizata e Bashkëpunimit e Shangait si dhe një sërë organizatash të tjera. Ndërkohë duhet thënë, se vëzhguesit ndërkombëtarë në Rusi, ndryshe nga shumë shtete të tjera, gëzojnë të njëjtat të drejta si dhe vëzhguesit kombëtarë. Ecuria e procesit të votimit dhe numërimi i votave ndiqet edhe prej përfaqësuesve të shoqërisë civile ruse. Kontrolli sigurohet nga më shumë se 65.000 vullnetarë - këta janë juristë të rinj, të cilët krijuan trupin e vëzhguesve “Për zgjedhje të pastra”. Ata bashkëveprojnë me shoqata të tjera të tilla si “Lidhja e votuesve” («Лига избирателей»), “Qytetari vëzhgues” («Гражданин наблюдатель»), “Rosvibori” («Росвыборы»), “Kontrolli qytetar” («Гражданский контроль»).

0Të gjitha të dhënat në lidhje me votimin, pjesëmarrjen e qytetarëve në të dhe rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale në Federatën Ruse vijnë në regjim kohe reale në Qendrën e Informacionit të KQZ-së në Moskë. Rezultatet e votimit duhet të llogariten nga KQZ-ja para datës 14 mars. Ndërsa deri më 17 mars ato duhet të publikohen zyrtarisht.