Më 4 mars zgjedhjet presidenciale në Rusi do të monitorohen nga më shumë se 300.000 vëzhgues në të gjithë vendin si dhe mbi 600 ekspertë ndërkomnëtarë. Autoritetet dhe shoqëria presin jo vetëm raportet tradicionale të shkeljeve - bosht kryesor i fushatës u bë lufta për “zgjedhje të ndershme”. Ajo u mbështet nga të gjithë pjesëmarrësit e garës presidenciale.

0Sipas mendimit të Kryeministrit Vladimir Putin, kjo është e domosdoshme që autoritetet e zgjedhura “ta ndjejnë veten legjitime”. Me iniciativën e tij pothuajse të gjitha qendrat e votimit janë pajisur me kuti transparente votimi dhe video kamera (web camera).