Vladimir Putin e quan dukuri pozitive intensifikimin e prirjeve të opozitës në Rusi. Kjo do të thotë se strukturat e pushtetit duhet të reagojnë në mënyrë aktive, operative, të interesuar ndaj gjithçkaje që ndodh në vend, ndaj prirjeve të njerëzve dhe t’u përgjigjen aspiratave, kërkesave të tyre, sqaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin në takimin e ditës së enjte me kryeredaktorët e botimeve kryesore ndërkombëtare.

0Sipas Putinit, nuk është për t’u habitur aspak që njerëzit dalin në rrugë. “Juve nuk ju habisin protestat masive shumëmilionëshe në kryeqytetet evropiane. Nuk ka asgjë të habitshme edhe në faktin se në Rusi njerëzit pas krizës filluan të shikojnë me një sy të ri rezultatet e punës së qeverisë”, - tha Kryeministri rus.