Shkarko audiofailin
Udhëheqja e BE-së nuk e fsheh acarimin, nervozitetin e vet ndaj Britanisë së Madhe dhe Çekinë, të cilat hoqën dorë nga nënshkrimi i Traktatit Buxhetor mbi stabilitetin financiar.

Agjencia “RIA Lajmet” bën të ditur, se para se të nisej për në samitin e BE-së në Bruksel, Kryeministri çek Peter Neças, ripohoi qëndrimin e përcaktuar që më parë, se Çekia nuk do ta firmosë Traktatin, përderisa nuk është rënë dakort midis forcave politike, që përbëjnë koalicionin qeverisës të këtij vendi, ndërkohë që është e domosdoshme, mbasi kushti për të mos kapërcyer pragun më të lartë të defiçitit buxhetor me 0.5% të GDP-së duhet të futet në kushtetutën e vendit, apo në dokumente të tjera me karakter kushtetues.

Përse Çekia tregohet kaq kokëfortë, duke e mbrojtur, kursyer ekonominë e saj, valutën e saj kombëtare nga një integrim më i ngushtë në kuadër të BE-së? Ja si vështrohet kjo gjë nga Moska në gjykimin e analistes së financave Eugjenia Nadorshina, njëkohësisht këshilltare e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik të Rusisë:

- Nuk përbën ndonjë problem fakti, që Çekia u vetëshmang të marrë mbi vete detyrime për një disiplinë më të rreptë buxhetore. Kryesorja është, që për ato detyrime të marrin përgjegjësinë anëtarët e eurozonës, kurse të tjerët të bëjnë sipas dëshirës. Pikëpamja ime konsiston në atë, se pjesa dërrmuese e vendeve të Europës Lindore e kuptojnë se ku çalon ekonomia e tyre. Çekia, me sa duket, shpreson se do të mund ta ruajë stabilitetin e saj financiar, nëse eurozona bie pikiadë në krizë të thellë. Prandaj preferon të mos i afrohet shumë fqinjit në rrezik. Ekonomia në Çekinë e sotme është e mirëbalancuar dhe drejtohet me efektivitet. Ajo ka relativisht një vëllim të vogël borxhi të jashtëm, një sektor bankar të shëndetshëm, Banka Qendrore ia del ta mbajë inflacionin në nivel të ulët. Defiçiti buxhetor për vitin 2011 përbënte diçka më shumë se 4%. Kështu është vërtetë, por a do të ishte vallë kjo për Çekinë, pikërisht ajo “salvaxhento shpëtimtare”, nëse kriza fillon të marrë superxhiro, apo, bie fjala, nëse kundër koronës ndokush do të dëshironte të luante në bursat botërore? Thënë ndershmërisht, unë kam dyshimet e mia për këtë.

Ndërsa ish-Zv/kreu i parë i Bankës Qendrore të Rusisë Sergei Aleksashenko shpreh bindjen e vet se Çekia po vepron drejt, duke mos e mbërthyer veten brenda kuadrit të rreptësisë së përbashkët buxhetore, sipas marrëveshjes së vendeve të BE-së, për më tepër, kur bëhet fjalë brenda eurozonës. Atij i ka lënë mbresa, “pozicionimi i ekuilibruar dhe i kujdesshëm” i Presidentit Vacllav Klaus dhe i qytetarëve çekë, që e mbështesin atë për këtë çështje. Dhe, sipas sondazheve të fundit, të kryera nga shërbimi sociologjik çek STEM, “euroskeptikë” të tillë llogariten mbi 65% e popullsisë së vendit.