Përkatësisht nivelit të PBB-së “ekonomia e Rusisë kapërceu tashmë maksimumin e periudhës së parakrizës, por nuk e ka kompensuar ende atë në lidhje me investimet”, - njoftoi sot Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik të Fedratës Ruse Andrei Klepaç.

0Sipas rezultateve të vitit 2011 PBB-ja përbëri 4.3%. “Megjithatë ky tregues mund të rishikohet deri në nivelin 4.5% dhe madje 4.8%, - vuri në dukje Andrei Klepaç. Këtë vit, sipas mendimit të tij, rritja e PBB-së parashikohet të arrijë nivelin 3.7%. Në periudhën e viteve 2013-2014 rritja e PBB-së në Rusi parashikohet në nivelin mbi 4%.