Në qytetin sirian Homs, të çliruar prej forcave qeveritare nga militantët, sot pritet të mbërrijnë përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (KKN). Ata do t’i japin ndihmë popullsisë vendore, do të sjellin medikamente dhe produkte ushqimore.

0Të enjten autoritetet siriane i lejuan KKN dhe Shoqatës Kombëtare të Gjysmëhënës së Kuqe të sjellin ndihma humanitare në qytetin Homs dhe të evakuojnë prej andej të plagosurit. Në këto ditët e fundit qyteti u shndërrua në shesh luftimesh të ashpra midis forcave qeveritare dhe militantëve të armatosur të opozitës.