Nënshkrimi i Paktit të Buxhetit të Eurozonës nga liderët e 25 shteteve të BE-së u bë ngjarje qendrore e ditës së dytë të samitit pranveror të BE-së.

Dokumenti, i zhvilluar me nismën e Gjermanisë dhe Francës, parashikon kufizime të rrepta mbi politikat financiare të vendeve anëtare dhe ka për qëllim kapërcimin e krizës së borxheve në eurozonë. Britania e Madhe dhe Çekia nuk e nënshkruan dokumentin në fjalë.

0Në prag samiti i dha Serbisë statusin e kandidates për anëtarësim në BE. Kjo u bë e mundur pas tërheqjes nga Rumania të pretendimeve të veta ndaj këtij vendi. Vendimi për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën e Shengenit është shtyrë deri në shtator.