Riformatimi i marrëdhënieve të Rusisë me SHBA në aspektin që ka të bëjë me sistemin amerikan të mbrojtjes antiraket dështoi, por solli megjithatë fryte në sferën ekonomike. Për këtë deklaroi Vladimir Putin në takimin e ditës së enjte me kryeredaktorët e botimeve kryesore ndërkombëtare.

0Ai konsideron të rrezikshëm vetë faktin, se pala amerikane në çështjet e mbrojtjes antiraket (MAR) synon të përfitojë pacënueshmëri të plotë për veten. Në një kohë kur, sipas mendimit të Kryeministrit rus, riformatimi i marrëdhënieve doli i dobishëm, meqenëse Moska dhe Uashingtoni arritën të bien dakort për përfundimin e Traktatit të ri mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) dhe për bashkëpunim në sferën e atomit paqësor. Me mbështetjen e drejtpërdrejtë të SHBA u arrit të eliminohen të gjitha pengesat ekzistuese për pranimin e Rusisë në OBT.