Kryeministri dhe kandidati presidencial Vladimir Putin deklaroi, se nëse do të fitojë në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit, ai nuk do të rreptësojë sistemin politik në Rusi.

0Në takimin e ditës së enjte me kryeredaktorët e botimeve kryesore ndërkombëtare ai njoftoi gjithashtu, se nuk ka ndërmend të iniciojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç kërkohet një gjë e tillë nga disa veprimtarë të opozitës. Putin konfirmoi se do t’i propozojë postin e Kryeministrit Dimitri Medvediev, duke theksuar se nuk vëren në këtë shenja të “oligarkisë politike”, siç shprehen disa redaktorë të botimeve perëndimore.