Greqia nuk ndodhet aspak në gjendje default-i. Për këtë thuhet në deklaratën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shkëmbimeve të aktiveve dhe derivateve (International Swaps and Derivatives Association, ISDA).

Të martën e kaluar një grup mbajtësish të obligacioneve shtetërore kërkoi nga ISDA që të japë vlerësimin e vet në lidhje me statusin e këtyre letrave me vlerë.

0“Në lidhje me çështjet e paradokohshme, që kishin të bënin me risktrukturimin e borxhit të Republikës së Greqisë, deklarojmë se nuk ka patur raste mosplotësimi të detyrimeve sipas kreditit”, - thuhet në deklaratën e ISDA.