Opozitarët e armatosur nga Ushtria e Lirë e Sirisë deklarojnë se e braktisën lagjen Bab-Amr të qytetit Homsit për arsye taktike. Sipas njoftimeve që vijnë nga ky qytet, në momentet aktuale në këtë rajon të tij ndodhen vetëm disa luftëtarë, të cilët mbulojnë tërheqjen e grupeve kryesore.

0Ushtria siriane njofton se e ka marrë plotësisht nën kontroll këtë lagje të qytetit dhe se ka shtypur vatrat e fundit të rezistencës atje.