Qeveria britanike mori vendimin për të mbyllur Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Siri dhe për të tërhequr të gjithë bashkëpunëtorët e saj, njoftoi Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe William Hague.

0Sipas fjalëve të tij, situata në Siri po vazhdon të përkeqësohet dhe kjo vë nën rrezik kërcënues sigurinë e diplomatëve britanikë. Stafi i Ambasadës u largua nga vendi i përfshirë nga trazirat të mërkurën.