Të paktën 3 policë u plagosën sot gjatë një shpërthimi që ndodhi në zyrat e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim aktualisht në pushtet në Turqi.

0Mekanizmi shpërthyes ishte vendosur nën një makinë të parkuar pranë autobusit me policët që ruanin zyrat. Vendi i ngjarjes u rrethua, po kërkohen personat e përfshirë në organizimin e shpërthimit. Tani për tani asnjë organizatë nuk ka marrë mbi vete përgjegjësinë për këtë incident.