Policia e Indisë dëboi nga vendi qytetarin 39-vjeçar gjerman Zonntega Rainer Hermann. Ai është i dyshuar për financimin e protestave kundër lançimit të punës së centralit bërthamor “Kudankulam”, i cili po ndërtohet me pjesëmarrjen e Rusisë.

Më parë autoritetet e Indisë u tërhoqën licencat disa organizatave joqeveritare (OJQ) të dyshuara për përfshirje në protestat kundër ndërtimit të centralit bërthamor. Ekspertët besojnë se skandali që plasi rreth centralit bërthamor “Kudankulam” dhe pezullimi i vënies së tij në funksionim i leverdis vetëm konkurrentëve të Rusisë.

Kryeministri i Indisë Manmohan Singh mendon se pas protestave, të drejtuara kundër ndërtimit të centraleve bërthamore, qëndrojnë organizatat joqeveritare që financohen nga jashtë. Para së gjithash nga Shtetet e Bashkuara si dhe disa vende evropiane. Sipas mendimit të Kryeministrit, këto organizata nuk marrin parasysh nevojat e Indisë në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike. Hetimi i qeverisë zbuloi, se OJQ financojnë protestat e kundërshtarëve të centraleve bërthamore, duke e afishuar transferimin e mjeteve financiare si ndihmë për personat me aftësi të kufizuara (invalidët). Kurse qytetari i deportuar gjerman, sipas dëshmive të policisë, merrej aktivisht me mbledhjen e parave pikërisht për financimin e kësaj veprimtarie. Bile më tepër se kaq, kundërshtarët e projektit rekrutojnë radikalë antiqeveritarë, të cilët madje kërcënohen për të organizuar sulme terroriste kundër centralit bërthamor “Kudankulam”.

Vënia në funksionim e bllokut të parë të energjisë të centralit bërthamor ishte planifikuar në fund të vitit 2011, por tani, për shkak të protestave të banorëve vendas, ajo është shtyrë për një kohë të pacaktuar:

- Drejtorja e Qendrës për Studime Indiane të Institutit të Orientalistikës Tatiana Shaumjan e shpjegon shpërthimin e skandalit rreth centralit bërthamor “Kudankulam” me konkurrencën e suksesshme të Rusisë me vendet perëndimore:

- Tregu indian është shumë i gjerë. Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë nënshkruar tashmë disa marrëveshje për bashkëpunim me Indinë në sferën e shfrytëzimit të energjisë atomike për qëllime paqësore, si dhe organizatat evropiane, me sa duket, po i fusin shkopinj nën rrota ndërtimit të centralit bërthamor. Sigurisht, jo direkt, por me ndihmën e disa organizatave që veprojnë në territorin e Indisë. Për tregun bërthamor indian ka filluar një konkurrencë shumë serioze në mes forcave të ndryshme.

0Ndërkohë India është jashtëzakonisht e interesuar në zhvillimin e energjetikës atomike. Në fakt, ajo nuk ka alternativë tjetër. Centralet elektrike me qymyr, të cilat përdoren gjerësisht në këtë vend, i kanë shkaktuar dëm të ndjeshëm ekologjisë. Për të zgjidhur këtë problem autoritetet indiane kanë përpunuar planin për zhvillimin e energjetikës atomike. Për realizimin e tij në jetë ato kanë ndërmend të shpenzojnë 100 miliardë $ deri në vitin 2030.

Ilia Harllamov