Administrata e SHBA i deklaroi edhe një herë Kongresit për domosdoshmërinë e anulimit sa më të shpejtë të amendamentit të Jackson-Vanik dhe për t’i dhënë Rusisë statusin e partneres normale tregtare, meqenëse kjo është në interesin ekonomik të vetë Shteteve të Bashkuara.

Hillary Clinton, duke marrë fjalën të mërkurën përpara  ligjvënësve amerikanë, sqaroi se anulimi i amendamentit të Jackson-Vanik është i nevojshëm në lidhje me hyrjen e Rusisë në OBT. Përndryshe, kompanitë amerikane do të jenë në disavantazh në krahasim me konkurrentet e tyre të huaja.

Amendamenti Jackson-Vanik në Ligjin mbi Tregtinë, i cili u bë në vitin 1974, ishte i lidhur me çështjen e emigrimit të hebrenjve nga Bashkimi Sovjetik.

Siç deklaroi Hillary Clinton, në kohën e vet amendamenti ndihmoi qindra mijëra hebrenj të emigrojnë nga Bashkimi Sovjetik, kurse tani kjo masë është thjesht e panevojshme. Në të njëjtën kohë Sekretarja Amerikane e Shtetit konfirmoi synimin e Shteteve të Bashkuara për të arritur respektimin e të drejtave të njeriut në Rusi.