Britania e Madhe akuzoi Argjentinën për ndjekjen prej saj të një politike konfrontuese në lidhje me çështjen që ka të bëjë me statusin e Ishujve Falklands. Përfaqësuesi i kryeministrit britanik deklaroi, se qasja e Argjentinës ndaj këtij problemi është kundërproduktive dhe se ajo nënvleftëson vendosmërinë e Britanisë.

0Të martën Ministri i Tregtisë i Argjentinës i bëri thirrje kompanive vendase për të ndaluar importimin e mallrave britanike. Gjatë muajve të fundit Argjentina ka aktivizuar ndjeshëm kërkesat e veta për kthimin e ishujve të saj, të cilët Buenos Aires i quan Las Malvinas.