Në një nga letrat konfidenciale të bashkëpunëtorëve të Qendrës analitike të inteligjencës “Stratfor”, e cila u botua nga site WikiLeaks, përmbahet informacioni mbi gjoja marrëveshjen ekzistuese për shkëmbimin e informacionit ushtarak midis Rusisë dhe Izraelit.

Informacioni, sipas letrës së publikuar, kishte të bënte me sistemet raketore iraniane të prodhimit rus dhe avionët e telekomanduar (drones) gjeorgjianë të prodhuar në Izrael.

Rusia dhe Izraeli, gjoja, kanë shkëmbyer midis tyre disa kode sekrete për këto sisteme, duke i dhënë në këtë mënyrë njëri-tjetrit informacionin mbi armatimet e kundërshtarit potencial.

0Origjina e informacionit që përmbahet në letrën e sipërpërmendur nuk shpjegohet në kurrfarë mënyre.