Qendra ruse e Drejtimit të Fluturimeve (CUP) realizoi sot me sukses korrektimin e parë të orbitës së Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) nga tre të planifikuara. Ato janë të domosdoshme për krijimin e kushteve të përshtatshme për ankorimin e anijes së mallrave “Progress” me SKN dhe uljen e anijes së pilotuar “Sojuz”.

0Siç njoftuan në CUP, si rezultat i operacionit të kryer sot orbita e SKN u rrit me 2.1 kilometra dhe arriti tani në më shumë se 391 kilometra. Operacioni i dytë për korrektimin e orbitës së SKN është planifikuar për në 22 mars, ndërsa ai përfundimtar në datën 5 prill.