Çelësat e automobilit Ferrari, 100 maskat e Dukeshës së Kembrixhit, valixhja me veshje të dizajnuara për qentë, arkëza e hirit (hinore) dhe bile një foshnjë 18-muajshe janë përfshirë në listën e gjërave të harruara nga njerëzit në vitin 2011, e cila u përpilua prej rrjetit britanik të hoteleve buxhetore Travelodge.

0Listën në fjalë e kryesojnë karikuesit për telefonat celularë dhe kompjuterat laptop, në vendin e dytë renditen rrobat (veshjet), në të tretin - lodrat prej pelushi. Në listën e gjërave të veçanta të gjetura në hotele kanë hyrë: një lloj brejtësi (hamster) i lënë për pakujdesi, një kuti me rekuizita e harruar nga një prestigjiator dhe një foshnjë-djalë 18 muajsh. Çifti i bashkëshortëve në nxitim e sipër e harroi djalin në dhomën e hotelit, por, për fat të mirë, u kujtua shpejt dhe u kthye menjëherë për ta marrë foshnjën.