Opozita në Rusi duhet t’i bindet mendimit të shumicës dhe të luftojë për të drejtat e veta me mjete ligjore. Pakica nuk ka të drejtë t’i imponojë shumicës pikëpamjet e veta. Për këtë deklaroi sot, më 29 shkurt, Kryeministri aktual i Rusisë, kandidati presidencial Vladimir Putin në takimin me personat e tij të besuar, të autorizuar, me përfaqësuesit e Frontit Popullor Mbarërus (ONF) dhe analistë të njohur politikë.

Në këtë takim Putin bëri disa deklarata shumë të rëndësishme në sferën e politikës së jashtme dhe të brendshme, në lidhje me zhvillimin social-ekonomik të vendit si dhe zgjedhjet e pritshme presidenciale.

Kandidati për president të Rusisë deklaroi, se është në dijeni të synimeve ekzistuese për futjen në kutitë e votimit të fletëvotimeve false dhe për përgatitjen e video clips që kanë për qëllim diskreditimin e zgjedhjeve presidenciale në Federatën Ruse. Putin u bëri thirrje pjesëmarrësve të procesit politik që të mos dalin përtej kuadrit të fushës ligjore në veprimet e veta dhe quajti instrument të luftës politike shpalljen e zgjedhjeve jolegjitime para përmbledhjes së rezultateve të tyre. Ai nuk përjashtoi edhe provokimet gjatë kohës së votimit. Metoda të tilla, sipas mendimit të Putinit, janë të papranueshme për një shoqëri demokratike.

Duke prekur tematikën e politikës së jashtme, kandidati presidencial Vladimir Putin e quajti joefektiv presionin ushtarak, duke përfshirë edhe sanksionet, në marrëdhëniet ndërkombëtare. Si shembull ilustrativ të kësaj ai përmendi Irakun dhe Libinë. Putin beson se është i nevojshëm rikthimi tek parimet themore të së drejtës ndërkombëtare. Pikërisht një qëndrim të tillë ka mbajtur dhe do të vazhdojë të mbajë Rusia në linjën e politikës së vet të jashtme, vuri në dukje ai.

- Gjatë 12 viteve të fundit ne kemi zhvilluar një politikë të jashtme mjaft aktive. Ne kemi mbrojtur në mënyrë të hapur dhe ndershmërisht interesat tona, kemi marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve globale, në krijimin e një rendi botëror më të drejtë politik dhe ekonomik. Sigurisht, ne do të vazhdojmë të veprojmë kështu edhe në të ardhmen. Të gjithë patnerët tanë të huaj duhet të kuptojnë qartë: Rusia është një vend demokratik, një partnere e parashikueshme, e besueshme.

Putin deklaroi se përmirësimi i klimës investuese në Rusi do të bëhet kriter kryesor i vlerësimit të qeverisjes shtetërore:

- Cilësia e shtetit tonë do të varet edhe nga krijimi i klimës principialisht të re për bizneset dhe investimet, hapja e mundësive të reja për ata që duan të zhvillojnë biznesin e tyre në vend. Rusia duhet të hyjë në 20-shen e shteteve më të përshtatshme, më komforte për bizneset.

0Vladimir Putin preku edhe një temë tjetër, e cila ka shkaktuar debate mjaft të mprehta si në Rusi, ashtu dhe përtej kufijve të saj - atë të reformimit të ushtrisë. Kryeministri rus është mëse i bindur se në kritikimin e reformës së forcave të armatosura dhe kompleksit të industrisë së mbrojtjes, për realizimin e së cilës është caktuar shuma rekord prej 23 trilionë rubla (rreth 800 miliardë $), është i interesuar, para së gjithash, “agresori potencial”. Vladimir Putin i bëri thirrje shoqërisë ruse për të mbrojtjur ushtrinë e vet nga sulme të tilla.

Ilia Harllamov