Ndërtesa e kullës më të lartë televizive në botë “Tokyo Sky Tree” përfundoi së ndërtuari në kryeqytetin e Japonisë. Lartësia e “Tokyo Sky Tree” së bashku me antenën përbën 634 metra.

0Për ndërtimin e kullës, e cila është përfshirë tashmë në Librin e Rekordeve Ginness, u shpenzuan 812 milionë $. Ajo kaloi “me shtat” konkurrenten e saj më të afërt - kullën televizive të qytetit kinez Guangzhou, lartësia e së cilës është 610 metra. Ndërtesa më e lartë në botë cilësohet rrokaqielli “Burj Khalifa” në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe). Lartësia e tij rezulton 828 metra.