Kryeministri aktual i Rusisë, kandidati presidencial Vladimir Putin konsideron të domosdoshme ndryshimin e legjislacionit në mënyrë të tillë, që organet e ruajtjes së rendit të mos kenë mundësi për të ushtruar veprimtari arbitrare dhe që midis gjykatave e organeve të ruajtjes së rendit të mos ketë “ligament aktakuze”.

0“Ne do të shqyrtojmë ndërlidhurinë akuzuese midis midis gjykatave dhe organeve të ruajtjes së rendit me qëllim që të përjashtojmë mundësinë për shpërdorim të pushtetit dhe arbitraritet nga ana e organeve të ruajtjes së rendit. Për këtë nga legjislacioni penal, nga të ashtuquajturit artikuj ekonomikë, do të eliminohen vjegat (gremçat, pretekstet) që mundësojnë shndërrimin e debatit në lidhje me problemin ekonomik në çështje penale kundër njërit prej pjesëmarrësve të tij”, - tha Vladimit Putin në takimin me personat e tij të besuar, të autorizuar, me përfaqësuesit e Frontit Popullor Mbarërus (ONF) dhe analistë të njohur politikë.