Sanksionet e BE-së kundër Bjellorusisë nuk do të ndikojnë në proceset e integrimit midis Moskës dhe Minskut, deklaroi Kryeministri i Rusisë, kandidati presidencial Vladimir Putin.

0“Unë shpresoj se herët a vonë marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Bjellorusisë do të normalizohen. Por kjo në kurrfarë mënyre nuk do të ndikojë në rrjedhën e proceseve të integrimit tonë. Këtë s’e luan topi!”, - tha Vladimir Putin në takimin me personat e tij të besuar, të autorizuar, me përfaqësuesit e Frontit Popullor Mbarërus (ONF) dhe analistë të njohur politikë.