Lidhja e anasjelltë e shoqërisë me autoritetet, duke përfshirë edhe atë përmes Internetit, duhet të jetë e vazhdueshme dhe shteti do ta zgjerojë një praktikë të tillë, deklaroi të mërkurën Kryeministri i Rusisë, kandidati presidencial Vladimir Putin. “Ne do të vazhdojmë të zgjerojmë ndikimin e institucioneve demokratike dhe procedurave gjatë miratimit dhe realizimit të vendimeve të menaxhimit. Pushteti ekzekutiv në të gjitha nivelet duhet të bëhet më i hapur për publikun, duhet të funksionojnë me fuqinë e tyre të plotë institucionet e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe të kontrollit social”, - tha Kryetari i qeverisë në takimin me personat e tij të autorizuar, me përfaqësuesit e Frontit Popullor Mbarërus (ONF) dhe analistë të njohur politikë.

0“Pjesëmarrja e qytetarëve në drejtimin e vendit do të vijë duke u zgjeruar, dhe jam mëse i bindur, se qytetarët jo vetëm duhet të zgjedhin udhëheqësit e rajoneve të veta të banimit, por dhe të vlerësojnë rregullisht efektivitetin e punës së atyre, prej të cilëve varet në mënyrë direkte cilësia e jetës së tyre”, - tha Kryeministri rus.