Kryeministri rus Vladimir Putin u shpreh për zgjerimin e praktikës së hetimeve parlamentare, por deklaroi njëkohësisht mbi papranueshmërinë e shndërrimit të këtij institucioni në mjet për larjen e hesapeve politike.

“Ne kemi ndërmend të ringjallim institutin e hetimeve parlamentare. Madje jo vetëm ta ringjallim, por dhe ta zgjerojnë atë”, - deklaroi Vladimir Putin gjatë takimit me personat e tij të autorizuar, me përfaqësuesit e Frontit Popullor Mbarërus (ONF) dhe analistë të njohur politikë.

0Bashkë me këtë, sipas fjalëve të Putinit, “është e rëndësishme që ky institut të mos bëhet instrument për larjen e hesapeve politike, por edhe një mekanizëm suplementar për ushtrimin e kontrollit ndaj aktivitetit të zyrtarëve të të gjitha niveleve”.