Kufomat e disa njerëzve të vrarë gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Nju Jork u groposën në një vendgrumbullim plehrash. Për këtë flitet në raportin e përgatitur me porosi të Pentagonit.

0Hetimi i zhvilluar zbuloi parregullsi mjaft serioze në punën e ekipit të funeralit të bazës së forcave ajrore në Dover, ku më parë silleshin kufomat e të vrarëve në zonat e veprimeve luftarake. Hetimi evidentoi se bashkëpunëtorët e bazës gjatë disa viteve me radhë i patën hequr qafe trupat pa jetë duke i kremuar dhe duke e hedhur më pas hirin e tyre në në një vendgrumbullim plehrash. Atje u gjetën edhe eshtrat e viktimave të 11 shtatorit. Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Pentagonit për të ndëshkuar fajtorët e këtij sakrilegji.