Emetimet e ceziumit radioaktiv në atmosferë, pas aksidentit që ndodhi në centralin bërthamor japonez “Fukushima-1” më 11 mars të vitit 2011, i kanë tejkaluar dy herë llogaritjet e bëra nga shkencëtarët. Për këtë njoftuan të hënën në Institutin kërkimoro-shkencor të Departamentit kryesor Hidrometeorologjik të vendit. Konkluzionet e shkencëtarëve bazohen në matjet e rrezatimit në ujin e detit, mostrat e të cilit u morrën në periudhën prill-maj në 79 vende.

0Si rezultat i një tërmeti të fuqishëm dhe cunamit shkatërrimtar, që e pasoi atë, në centralin bërthamor “Fukushima-1” u dëmtua rëndë sistemi i ftohjes i reaktorëve dhe pishinat me karburant të përdorur bërthamor. Ndërsa shpërthimet e hidrogjenit, që ndodhën më vonë, shkatërruan hermetizimin e blloqeve të energjisë dhe si rezultat elementet radioaktive depërtuan në atmosferë dhe në ujin e detit.