Ish Guvernatori i Massachusetts Mitt Romney fitoi në zgjedhjet paraprake (primary election) në dy shtete - Michigan dhe Arizona.

Sipas rezultateve të numërimit të më shumë se 70% të fletëvotimeve në Michigan milioneri 64-vjeçar ka fituar 41% të votave, kurse në Arizonë - 48%. Në vendin e dytë në të dy shtetet e sipërpërmendur renditet ish Senatori nga shteti Pensilvania Rick Santorum. Ai fitoi zgjedhjet paraprake në shtetet Missouri, Minesota dhe Kolorado tri javë më parë. Në vendin e tretë dhe të katërt me një diferencë të madhe nga sy të parët renditen përkatësisht Kongresmeni Ron Paul dhe ish Zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA Newt Gingrich. Por qartësi në raportin e forcave në garën presidenciale do të sjellë e ashtuquajtura super e martë e 6 marsit, kur zgjedhjet paraprake do të mbahen njëkohësisht në 10 shtete.

0Fituesi nga kampi i republikanëve do të bëhet rival i Presidentit aktualisht veprues, demokratit Barack Obama në zgjedhjet e 6 nëntorit të këtij viti.