Rusia do të kërkojë nga BE-ja dhënien rusishtes të statusit të gjuhës zyrtare, tha Zëvendëskryeministri i qeverisë ruse Dimitri Rogozin.

0“Gjuha ruse duhet të njihet si shtetërore, rajonale apo zyrtare gjithkund, ku jetojnë në numër të madh njerëzit rusë”, - shkroi ai në artikullin me titull “Politika e jashtme e Rusisë: është e leverdisshme të jesh lider”, i cili u publikua të mërkurën në faqet e botimit “Rossijskaja gazeta” («Российская газета»). “Ne do të përpiqemi të arrijmë dhënien rusishtes të statusit të gjuhës zyrtare në BE, ku jetojnë disa miliona banorë rusishtfolës”, - vuri në dukje Dimitri Rogozin. Ai konfirmoi gjithashtu se Rusia në përgjithësi do të vazhdojë të monitorojë respektimin e të drejtave dhe interesave të rusëve, të cilët jetojnë jashtë kufijve të vendit.