Shkarko audiofailin
Deklaratat e Vladimir Putinit në lidhje me çështjet ndërkombëtare, të bëra nga ai gjatë fushatës parazgjedhore, artikulojnë mjaft qartë strategjinë e politikës së jashtme, me të cilën Rusia do të jetojë në vitet e ardhshme.

Putin, në veçanti, propozon kalimin tek formati shumëpalësh i bisedimeve për llojet e armatimeve strategjike dhe armëve të tjera më të rrezikshme.

Ideja e marrë në vetvete nuk është e re, duhet thënë. Marrja parasysh e potencialeve bërthamore të Britanisë së Madhe dhe Francës është kërkuar që nga negociatorët sovjetikë, në kohën e vet. Megjithatë me përpjekjet e tyre, si dhe të kolegëve amerikanë, procesi i çarmatimit bërthamor ka përparuar kaq shumë, sa që situata strategjike filloi të ndryshojë në mënyrë cilësore.

Sipas konfirmimeve të Agjencisë AP, Shtëpia e Bardhë po shqyrton variantet e mundshme të shkurtimit të thellë të armatimeve të dislokuara bërthamore me rreze të largët veprimi, duke përfshirë edhe propabilitetin e çuarjes së numrit të mbushjeve bërthamore nga 1100 deri në 300-400 njësi. Aktualisht kufiri maksimal i palëve përbën nga 1550 mbushje bërthamore për secilën.

Në muajin maj Presidenti rus duhet të marrë pjesë në samitin e “G-8” në Çikago. Paralelisht atje do të mbahet edhe samiti i radhës i NATO-s. Ka shumë mundësi që po atje të zhvillohet edhe samiti i Këshillit NATO-Rusi. Por i gjithë problemi konsiston në atë, se vendimi nga ana e Moskës, me sa duket nga të gjitha, nuk është marrë ende: sepse si tepër serioze paraqiten kontradiktat e palëve në lidhje me sistemin amerikan të mbrojtjes antiraket në Evropë.

Nga ana tjetër, aktivitetet e NATO-s janë një tribunë e shkëlqyer për Moskën për të shpjeguar edhe një herë qëndrimin e saj në lidhje me mbrojtjen antiraket (MAR) dhe për të parashtruar mundësitë e “përgjigjes së detyruar asimetrike” të saj në sferën tekniko-ushtarake. Prej kësaj, siç është thënë tashmë në mënyrë të përsëritur, një hap mbetet deri në fillimin e garës së re të armatimeve.

Në çdo rast, propozimi amerikan për shkurtimin e mëtejshëm të armatimeve strategjike ofensive, të paktën, kompenson entuziazmin polemizues të Moskës, dhe në një masë të madhe ringjall idenë e Obamës për eliminimin e plotë të armëve bërthamore, për të cilën ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqe.

Moska nuk thotë “jo”, por Vladimir Putin në një nga deklaratat e veta formuloi dy kushte. Kjo është qasja komplekse - domethënë llogaritja edhe e mbartësve, transportuesve strategjikë në ekzekutim jobërthamor, edhe armës taktike bërthamore, edhe armëve të përpikërisë së lartë e kështu me radhë. Dhe më kryesorja - Moska shprehet e gatshme tani për të negociuar vetëm me pjesëmarrjen e të gjitha fuqive zyrtare bërthamore: Britaninë e Madhe, Francën dhe Kinën. Kjo do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore ecurinë e procesit të negociatave dhe ngarkon me përgjegjësi të gjitha fuqitë bërthamore.

Mbi Republikën Popullore të Kinës duhet të flitet veçan.

Drejtori i Institutit rus të SHBA dhe Kanadasë Sergei Rogov, duke përsiatur mbi situatën strategjike në botë, vuri në dukje para pak kohësh si vijon: “Është e krejtësisht e qartë se planifikimi ushtarak amerikan parashikon goditjen çarmatuese mbi Kinën, ndërsa raketat e mbetura do të kapen nga sistemet e mbrojtjes antiraket të vendosura në Alaskë dhe Kaliforni”. Kurse më pas ky ekspert shumë i afërt me Kremlinin shprehu keqardhjen e vet nga fakti, se Kina tani për tani nuk është bashkuar me debatet mbi mbrojtjen antiraket.

Me sa duket, formati shumëpalësh i negociatave për çarmatimin bërthamor, në krijimin e të cilin insiston Putin, presupozon që Rusia dhe Kina të dalin me pozita reciprokisht plotësuese, siç ka ndodhur një gjë e tillë gjatë diskutimeve të çështjes siriane dhe asaj iraniane.

Andrei Iliashenko