Kryeministri Vladimir Putin komentoi informacionin mbi parandalimin e atentatit ndaj jetës së tij.

“Njerëzit, të cilët ndodhen në pozicionin tim, duhet të mësohen të jetojnë me këtë”, - tha ai. “Nëse do t’i nënshtrohesh vazhdimisht frikës, atëhere është e pamundur të jetosh, - le të na e kenë ata (terroristët) frikën ne”, - shtoi Kryeministri.

Sipas fjalëve të Vladimir Putinit, përpjekjet e atentateve të ndërmarra ndaj jetës së tij nuk kanë penguar dhe nuk do të pengojnë kurrë punën e tij. “Kjo vazhdon gjatë gjithë kohës. Një herë e një kohë u krijua një repart i posaçëm për parandalimin e akteve të tilla”, - njoftoi Putin.

0Që nga viti 1999 është njoftuar mbi disa atentate të dështuara ndaj jetës së Vladimir Putinit. Dy nga ato sikur u arritën të parandalohen në vitin 2000 (një ishte planifikuar të kryhej në ceremoninë e varrimit të Anatoli Sobçak, ndërsa atentati tjetër në samitin e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHA apo CIS) në Jaltë). Edhe një tjetër përpjekje e pasuksesshme për atentat u ndërmorr në vitin 2001, patën njoftuar shërbimet speciale të Azerbajxhanit.