Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së po zhvillon mbledhjen e vet të jashtëzakonshme në lidhje me situatën në Siri, e cila, sipas vlerësimeve të ekspertëve, po vazhdon të përkeqësohet. Kryetarja e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së Navi Pillay bëri thirrje për ndalimin imediat të zjarrit, me qëllim që të mundësohet dhënia e ndihmës humanitare në vend.

0Përfaqësuesi i Sirisë u largua në mënyrë demonstrative nga mbledhja duke deklaruar, se Damasku nuk njeh as legjitimitetin e këtij takimi, dhe as të çdo rezolute që do të miratohet në të.