Presidenti rus Dimitri Medvediev nënshkroi dekretin për ndalimin e parakohshëm të plotfuqishmërive të guvernatorit të rajonit Primorie Sergei Darkin. Njoftohet se Kreu i Primorie dha dorëheqjen me dëshirën e vet.

Kryetar i përkohshëm i administratës së rajonit Primorie u emërua rektori i Universitetit Federal të Lindjes së Largët Vladimir Mikllushevskij.

0“Darkin në kërkesën për dhënien e dorëheqjes nga detyra e vet vullnetarisht, ndër të tjera përmend edhe arsyen shëndetësore”, - njoftoi zëdhënësi i Presidentit. Sergei Darkin ka zënë postin e guvernatorit të rajonit Primorie që nga qershori i vitit 2001.