Një kthesë dramatike morrën këto orët e fundit ngjarjet rreth Greqisë. Grupi i zotëruesve të obligacioneve qeveritare greke kërkoi sot nga Shoqata Ndërkombëtare e shkëmbimeve të aktiveve dhe derivateve (International Swaps and Derivatives Association, ISDA) që të shpallë vendimin e vet në lidhje me statusin e këtyre letrave me vlerë.

0Vendimi i ISDA duhet të bëhet publik jo më vonë se më 17:00 GTM të ditës së mërkurë. Nuk përjashtohet edhe mundësia e asaj, që tashmë që nesër Greqia të shpallet në gjendje default-i. Në këtë rast situata në tregjet botërore mund të marrë një karakter të pakontrollueshëm, meqenëse askush nuk e di me siguri se kush dhe ç’sasi letrash me vlerë ka në pronësi në Greqi.