“Infrastruktura bërthamore e Iranit që në mesin e vitit 2011 u shkatërrua nga mercenarët izraelitë me mbështetjen e kurdëve. Atje nuk ka mbetur më gjë për t’u bombarduar”. Kurse zhurma e buja e tanishme rreth përgatitjes së sulmit izraelit mbi objektet bërthamore të këtij vendi nuk është gjë tjetër, veçse fushatë me porosi e liderëve evropianë.

Ata kanë nevojë të shpërqendrojnë tani vemendjen e qytetarëve të vet, të cilët janë fort të lodhur nga kriza, - i tillë është kuptimi i telegrameve të bashkëpunëtorëve të kompanisë zbuluese-analitike amerikane “Stratfor”, botuar në site “WikiLeaks”.

Kompaninë private amerikane të inteligjencës “Stratfor” e quajnë “CIA në hije”, duke i dhënë hakun autoritetit dhe ndikimit të saj. Rrjedhjen sensacionale të informacionit “iranian” e parapriu desantimi intensiv amerikan në Jeruzalem. Njëri pas tjetrit atje, duke filluar që nga janari, po zbarkojnë eprorë të lartë ushtarakë. Ata po përpiqen të bindin autoritetet izraelite që të heqin dorë nga dhënia e goditjes mbi iranin. Më 5 mars këtë do të tentojë ta bëjë Barack Obama në takimin me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Uashington. Prandaj shpërqëndrimi i vemendjes nga Izraeli në Evropën e mbërthyer nga kriza është njëfarë loje taktike, thotë eksperti ushtarak rus Viktor Baranjec.

- Është krejtësisht i qartë pikësynimi që ndiqet: zbutja, fashitja e agresivitetit militarist të Izraelit. Sikur ai gjoja e bën këtë jo me vullnetin e vet. Se Izraeli, në përgjithësi, është kundër ndërmarrjes së sulmit mbi Iranin. Por atë e nxisin për këtë vendet evropiane.

Eksperti supozon se informacioni i publikuar i nevojitet amerikanëve si argument suplementar sigurie, me qëllim që t’i kthejë mendjen Izraelit nga lufta, nëse mënyrat e tjera nuk do të funksionojnë. Site “WikiLeaks” në këtë rast po vepron si instrument në luftën informative të SHBA jo vetëm kundër Iranit, por dhe kundër vetë Izraelit. Uashingtoni po e inkurajon, po e nxit Tel Aviv-in të heqë dorë nga aventura duke mos përbuzur, për arritjen e këtij qëllimi, bile as falsifikimet, vazhdon më tej eksperti ushtarak rus Viktor Baranjec:

- Unë jam absolutisht i bindur se shërbimet amerikane të inteligjencës po fillojnë ta shfrytëzojnë në masë të plotë potencialin e site “WikiLeaks”. Dua të tërheq vemendjen tuaj ndaj faktit: “WikiLeaks” postoi në faqen e vet e-mail e “Stratfor” - vërtetësia e tij është e pamundur të verifikohet. Në qoftë se do të ekzistonte ndonjë dokument i shtypur, atëhere në site “WikiLeaks” do të dukej kopja e tij. Por ai nuk ekziston në të vërtetë. Ndërsa ky fakt flet mbi atë, se e gjithë kjo nuk është gjë tjetër veçse gënjeshtër.

Objektet bërthamore të Iranit sigurisht që ekzistojnë. Nëse nuk është kështu, përse po shkojnë pa rreshtur në Izrael emisarët amerikanë? Vërtetë, edhe niveli i vetërealizimit bërthamor të Iranit nuk duhet të mbivlerësohet, mendon orientalisti rus Sergei Druzhillovskij:

- Në Iran gjithçka ndodhet në nivel primitiv. Centrali bërthamor në Busher (Boucher) nuk po mund të vihet dot në funksionim të plotë. Përgatitjet e tij për pasurimin e uraniumit në nivelin 20% nuk janë aspak bindëse, centrifugat për këtë proces janë të pamjaftueshme. Inspektimet e përhershme të ANEA-s, raportet, diskutimet në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, sanksionet e vendosura kundër këtij vendi... Mund të thuhet vetëm se: ne e çdëmtuam, e neutralizuam programin bërthamor iranian. Kjo do të ishte më e saktë, më e drejtë, sepse ai nuk ekziston si i tillë.

0Amerikanët i mbajnë të ndezura vatrat e zjarrit në disa pika të nxehta të botës dhe atyre nuk i duhet aspak tani edhe një tjetër, me erë katastrofe bërthamore kësaj here. Aq më tepër në vitin elektoral. Prandaj po shfrytëzohen të gjitha mjetet e mënyrat e mundshme për të fashitur frymën militare të Izraelit. Madje dhe “WikiLeaks” iu desh të shpikë një rol të ri për veten.

Boris Pavlishiev