Fushata zgjedhore në Rusi erdhi direkt e në finish. Në javën e fundit parazgjedhore shtypi vlerëson situatën politike në vend dhe bën parashikime për të ardhmen.

Zarët e lojës u hodhën, platformat u përcaktuan, pretendimet e pjesëmarrësve ndaj njëti-tjetrit në garën për pushtet u thanë, shkruan “Njezavisimaja gazeta” ("Независимая газета"). Sociologët janë këmbëngulës në parashikim: do të fitojë Vladimir Putin, dhe me sa duket, që në raundin e parë. Megjitatë, ekspertët dhe politikanët paralajmërojnë, se pas zgjedhjeve vendin dhe liderin e saj e presin kohë të vështira. Në Partinë Komuniste shpresojnë, se zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të zhvillohen para aftatit. Sepse “republika presidenciale e Vladimir Putinit ndodhet në krizë të thellë”. Njëri prej kryetarëve të lëvizjes politike PARNAS,  Mihaill Kasjanov, shpreh bindjen, se Putini pas zgjedhjeve do të detyrohet të ndryshojë pikëpamjen e tij mbi politikën e brendshme, ndërsa opozita jo institucionale është gati për dialog konstruktiv me kreun e ardhshëm të shtetit. Mbi mundësinë e ndryshimit të kursit flet për “Njezavisimaja gazeta”edhe anëtari i kryesisë së Institutit të Zhvillimeve Bashkëkohore Igor Jurgens: “Kryeministri ndodhet sot në mëdyshje. Mund të fitojë brenda tij Putini-2, që do mundësonte reformat”. Në këtë mënyrë, vjen në përfundim gazeta, situata në vend është shqetësuese. Kjo vjen nga pasiguria e pushtetit, jo aq prej nga rezultatit të zgjedhjeve, sesa prej shpërndarjes së forcave politike pas tyre.

http://www.ng.ru/politics/2012-02-27/1_finish.html

Nga ana tjetër, opozita nuk i ka humbur shpresat për të ndikuar mbi fushatën e zgjedhjeve presidenciale. Pasuesit e partisë “Jablloko” ("Yabloko") do të votojnë kundër të gjithëve: do të shkruajnë emrin e Javlinskit, ose do t’i heqin vizë të gjithë emrave në formular, duke e shndërruar fletëvotimin në të pavlefshëm. Siç shkruan gazeta “Kommersant” ("Коммерсант"), jabllokistët vendosën t’i prishin formularët, jo sepse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e skualifikoi kandidatin e tyre nga lista e zgjedhjeve. Puna është, se lideri i “Jablloko-s”, Sergei Mitrohin, i gjykon të gjithë kandidatët e opozitës, liderin komunist Genadij Zjuganov, liderin e Partisë Liberal-Demokratike të Rusisë Vladimir Zhirinovskij, liderin e partisë “Rusia e Drejtë” Sergei Mironov dhe sipërmarrësin Mihail Prokhorov, si pjesë përbërëse të sistemit, që ndërtoi kandidati i pestë Vladimir Putin.

http://www.kommersant.ru/doc/1881225   

Konkluzioni kryesor i ciklit zgjedhor të rradhës është se në Rusi po zgjerohet hapësira e politikës publike, mendon revista “Ekspert”. Kur më 24 shtator të vitit 2011, në kongresin e “Rusisë së Bashkuar” u shpall, se kandidat i saj për President do të ishte Vladimir Putin, u duk se fushata e ardhshme do të ishte dukshëm pa përmbajtie. Sakaq, gjithçka rrodhi ndryshe. Periudha midis zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale u mbush me ato zhanre të politikës, për ekzistencën e të cilave ishte harruar me kohë. Duhet pranuar: nga sheshi Bollotnaja, tani për tani, nuk ka dalë ndonjë lëvizje e tërësishme qytetare, apo politike. Hë për hë, protestuesit kanë demonstruar vetëm se janë të aftë të dalin në rrugë. Revista “Ekspert” mendon, se shpresa për njerëzit e sheshit Bollotnaja përmblidhet në atë, që prirjet protestuese të mos shkrihen gjëkundi pas zgjedhjeve.

http://expert.ru/expert/2012/08/probuzhdenie-politiki/

Natalia Kovalenko