Dialogu bilateral dhe kontaktet mes autoriteteve të Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara do të rifillojnë tashmë që në mars të këtij viti.

“Ne presim që në gjysmën e parë të marsit Parlamenti i Pakistanit të miratojë rinisjen e dialogut të Islamabadit me Uashingtonin, gjë pas së cilës do të mund të flitet mbi rifillimin e praktikës së plotë të vizitave dypalëshe të përfaqësuesve të autoriteteve të të dy vendeve”, - njoftoi sot përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit.

Kontaktet dypalëshe mes Pakistanit dhe SHBAS u ngrinë në nëntor të vitit të kaluar, kur nga zjarri i aeroplanëve të NATO-s, në zonën kufitare me Afganistanin, gjetën vdekjen 26 kufitarë pakistanezë.