Në Indi filloi greva mbarëkombëtare. Miliona punëtorë kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, ndalimin e shitjeve të ndërmarrjeve shtetërore dhe marrjen e masave kundër ritmeve të larta të inflacionit.

Greva u mbështet nga të gjitha sindikatat më të mëdha të Indisë. Në vend nuk punojnë bankat, zyrat postare, portet dhe transporti urban. Nuk do të rrezikohet, me sa duket, nga greva vetëm transporti hekurudhor.

0Një nga shkaqet kryesore të grevës është inflacioni i lartë. Qeveria po përpiqet të reduktojë defiçitin buxhetor për llogari të shitjes së paketave të aksioneve të ndërmarrjeve shtetërore. Pikërisht këtë dhe duan të kundërshtojnë sindikatat.