Anija turistike italiane “Costa Allegra”, e cila po lundronte në Oqeanin Indian, është marrë tani në rimorkim nga një anije franceze peshkimi.

Mbrëmë në anije shpërtheu zjarr, i cili çoi në disfunksionimin e motorëve të anijes 20 milje larg Ishujve Sishel. “Costa Allegra”planifikohet të tërhiqet deri në ishullin Desroches, ku do të evakuohen të gjithë pasagjerët.

0Në bordin e anijes ndodhen 1049 pasagjerë dhe 413 anëtarë ekuipazhi. Asnjëri prej tyre nuk u lëndua gjatë rënies së zjarrit.